ZGJIDHEN NËNKRYETARËT E KUVENDIT, MAZHORANCA “MEZI” SIGURON KUORUM, VMRO-DPMNE MUNGOI

305
0
SHPËRNDAJE

Vesel Memedi, Goran Miseveski dhe Frosina Remenski u zgjodhën për nënkryetar të kuvendit. Ata u zgjodhën me 61 vota pro, asnjë abstenim, dhe asnjë kundër.

Kjo pikë e rendit të dytës kaloi pa diskutim dhe pa praninë e opozitës.

Por zgjedhjes së nënkryetarëve i paraprinë akuza dhe kundërakuza mes shumicës dhe opozitës për mungesën e kuorumit.

Qysh në pikën e parë u shfaq ky problem.  Kur kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, pyeti kryetarin e grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, se ku ka deputetët.

“Ejup, ku i ke deputet? A duhet tu vizatoj orën 13:00, ose në murr tu vendoj fotografi se në sa ora duhet të jeni këtu. Ju jeni koordinator nëse doni tregoni nëse jo atëherë tregoni se nuk mundemi dhe vazhdoni më tutje”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Mungesa kuorumit u pa edhe në komisionin për zgjedhje dhe emërime.  Artan Grubi, deputet i BDI-së i akuzoi deputet e Besës dhe Aleancës, pasi sipas tij ata penguan zgjedhjen e Naser Ajdarit, për gjykatës kushtetues dhe plotësimin e këshillit prokurorial. Sipas Grubit, të dy këto çështje janë pjesë e prioriteteve reformuese.

“Për fate të keq, për arsye të bojkotit nga njërit deputet, anëtarit të këtij komisioni, njëri  krah i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, nuk u arrit të plotësohen kushtet për ta mbajtur seancën e komisionit dhe për ti realizuar reformat të cilët i pret Brukseli dhe në veçanti komuniteti shqiptar, nuk arriti ta ketë përfaqësuesin saj në këtë gjykatën kushtetuese nëpërmjet Naser Ajdari, për arsye të bojkotit dhe mos pjesëmarrjes së Zendelit, bashkë me deputet e VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Artan Grubi, deputet o BDI-së.

Reagoi deputeti i  Besës Fadil Zendeli, i cili tha se nuk jam makineri votuese e BDI-së.

“Unë si Fadil Zendeli, si deputet i Lëvizjes Besa në Kuvend, nuk jam makineri votuese e asnjërës parti politike as e shumicës e as e ndonjë grupacioni tjetër, unë votoj sipas bindjeve të mija. Është zgjedhje partiake, nuk ka qenë pjesë debatit dhe informacioneve tona, unë  si deputet që jam anëtar i komisionit  për emërime, nuk kamë qenë informuar se do të ketë propozim të tillë se kush është kandidati.”

Reagimi erdhi edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Deputeti Syrja Rashiti, tha se asnjëherë nuk do të votojë ligje antishqiptare.

“Aleanca për shqiptarët asnjëherë nuk i ka bllokuar proceset reformuese. Të rikujtojmë edhe njëherë se që në fillim të formimit të shumicës parlamentare arsye kryesore pse ASH ishte pjesë e asaj shumice ishte sepse besonte thellësisht në nocionin e fjalës reformë. Kurse BDI u bë pjesë e asaj shumice për tu mbrojtur nga pasojat e reformës”, tha Rashiti.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së bojkotuan Kuvendin, ata janë kundër zgjerimit të nënkryetarëve të kuvendit, pasi sipas tyre me këtë po plotësohen nevojat e partnerëve qeveritar.

Ndryshe Kuvendi, votoi dhe ndryshimet e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe zgjerimin e anëtarëve të rinj të komisionit të agjencisë së postave.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU