GATI DY VJET PAS PUÇIT TË DËSHTUAR, VAZHDON FUSHATA E ARRESTIMEVE NË TURQI

583
0
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Turqi lëshuan urdhër për arrestimin e 170 personave, të akuzuar se kanë qenë të lidhur me rrjetin, i cili ishte përgjegjës për puçin e dështuar ushtarak në vitin 2016.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve, Anadollia, sot janë arrestuar 22 persona. Urdhrat për arrestimin u lëshuan për persona që banojnë në Stamboll dhe në 37 provinca tjera turke, e në mesin e të dyshuarve ka ushtarak të pensionuar, aktiv dhe të suspenduar nga shërbimi. Besohet se të dyshuarit kanë zhvilluar biseda telefonike me disa imamë.

Pas puçit të dështuar, Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është në fuqi edhe sot dhe që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme janë arrestuar mbi 50 mijë persona, për të cilët besohet se kanë qenë të përfshirë në puç.

Më shumë se 150 persona janë dëbuar apo suspenduar nga vendet e tyre të punës në ushtri, si dhe në sektorin privat dhe publik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU