“PUMA” ÇON REUS-in NË MILAN

289
0
SHPËRNDAJE

Edhe më herët, Milani kishte shfaqur interes për të transferuar nga Dortmund gjermanin Marco Reus, por tashmë duket se gjërat po bëhen më serioze

“Tuttosport” ka shkruar sot se sponsori i ri i kuqezinjve, “Puma”, dëshiron të transferojë në Milano gjermanin.

Tashmë pritet që drejtuesit e kuqezinjve të diskutojnë me atë të Borussia Dortmundit ditën e enjte, kur gjermanët do të mbërrijnë në Itali për ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas në Europa League.

Reus është shoqëruar nga dëmtimet kohët e fundit, por megjithatë ai mbetet një prej lojtarëve më të mirë gjermanë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU