LIGJI NUK ËSHTË ANTIKUSHTETUES, ANGJUSHEV: PUNOJMË PËR TA PËRMIRËSUAR EKONOMINË

752
0
SHPËRNDAJE

Pas shumë akuzave nga ana e opozitës lidhur me propozim-tekstin e Planit të Qeverisë për rritje ekonomike, sot me qëndrim doli edhe zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike, Koço Angjushev. Ai nuk pajtohet me ish-zëvendësministrit të ekonomisë, Hristijan Delev, i cili në emisionin debativ “Klik Plus” të TV21, akuzoi se ligji i ardhshëm nga sfera e ekonomisë nuk është në përputhshmëri me madje 5 ligje të tjera ekzistuese. Angjushevi sot ishte kategorik – Ligji që duhet ta lëvizë ekonominë përpara është zgjidhja më e mirë, sesa atë që e zbatonte pushteti i kaluar.

“Ky ligj nuk është në kundërshtim me asnjë ligj në Maqedoni. Absolutisht, ligji është kompatibil me të gjitha ligjet ekzistuese në Maqedoni. Këtë ligj është më i mirë, sesa të sillet kontrata për 23 kompani në seanca të mbyllura të Qeverisë”, u shpreh Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i çështjeve ekonomike.

Qëndrimi i opozitës është se masat në planin qeveritar do të shkaktojnë pasoja katastrofale mbi ekonominë e Maqedonisë. Delevi, pohon se ky ligj është në kundërshtim me Ligjin për zonat Teknologjike Zhvillimore Industriale, Ligjin për punësim dhe Ligjin për ndihmë shtetërore.

“Këtë ligj nuk e ka parë asnjë jurist, sepse kjo nuk mund të jetë ligj. Për gjysmë ore gjeta 100 gabime dhe ka 100 arsye përse ligji nuk duhet miratuar. Ai do t’u sjellë katastrofë enorme biznesit dhe ekonomisë së Maqedonisë. Nëse emërohet si “Plan i Qeverisë”, mirë është, por në asnjë mënyrë nuk mund të jetë ligj, sepse është në kundërshtim me 5 ligjet e tjera”, u shpreh Hristijan Delev, Ish-Ministër i Ekonomisë.

Një nga akuzat më serioze lidhur me propozim-planin për rritje ekonomike, vjen nga afaristi Goran Rafajlovski. Sipas tij, masat kryesisht janë të dedikuara për “lojtarët e mëdhenj”. Ai konsideron se  kompanitë e mesme dhe të vogla janë përjashtuar, të cilat janë madje 90% të ekonomisë maqedonase.

“Së pari keni elemente antikushtetuese dhe ndarje për atë se kush mund të përdorë ndihmë, e kush jo. Së dyti-ligji në masë të madhe i përkrah biznesmenët e mëdhenj dhe biznesin e madh. Çdo vend bazohet në ndërmarrje të mesme, të cilat duan të rriten. Tani ato po anulohen, sikur të mos ekzistojnë”, tha Goran Rafajlovski, afarist.

Angjushev mbetet në qëndrim se edhe kompanitë e vogla dhe ato të mesme do të marrin ndihmë adekuate shtetërore. Kusht për këtë është që pronarët ta mos reduktojnë numrin e të punësuarve në nivel vjetor dhe të mos shkojnë në minus, sa u takon rezultateve që i tregon kompania e caktuar. Ndryshe, planin për rritje ekonomike, i cili duhet të jetë zgjidhje ligjore, sipas paralajmërimeve, deputetët duhet ta miratojnë më së voni deri në fund të këtij muaji, që do të thotë se akoma ka kohë për përpunimin e tij. Masat që i përmban ky plan, sipas pushtetit, do ta lëvizin ekonominë përpara, duke parashikuar kështu rritje të BPV-së prej 3.2% në fund të këtij viti. Me masat që rrjedhin nga ky plan, është parashikuar të shpenzohen 50 milionë euro para të popullit.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU