TIFANI, IVONA TALEVSKA E PRANOI FAJIN, GJYKATA I SHQIPTOI DËNIM ME KUSHT PREJ DY VITEVE

587
0
SHPËRNDAJE

Gazetares Ivona Talevska, e cila u akuzua për evazion fiskal, iu shqiptuar dënim me kusht prej dy viteve burg nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen ndonjë vepër penale. Procedura gjyqësore për këtë rast të Prokurorisë speciale përfundoi për një ditë, për shkak se Talevska e pranoi fajin ndërsa gjykatësja Sofija Llalliçiq, një orë më vonë ia shqiptoi dënimin dhe e obligoi që në afat prej një viti të kthejë tatimin në vlerë prej dy milionë denarë.

“E akuzuara Ivona Talevska në bazë të pranimit të fajit pajtohet se është fajtore dhe i caktohet masë alternative – dënim me kusht me 2 vite burg, dënim ky i cili nuk do të realizohet nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Njëkohësisht obligohet që ta paguaj dënim prej 1.671.611 denarëve për evazion të tatimit personal si dhe 1.145.979 denarë për personin juridik ‘Smart’ ”, tha Sofija Llalliçiq, Gjykatëse – Gjykata Themelore Shkup1.

Për Prokurorinë Speciale, pranimi i fajit është vërtetim për akuzën e parashtruar. Pasi në formë të shkruar do ta marrin vendimin gjyqësor, do të vendosin se a do ta zbusin dënimin e shqiptuar.

“Ne jemi të kënaqur nga pranimi i fajit nga ana e të akuzuarës Ivona Talevska dhe përfaqësuesit të personit juridik i akuzuar në këtë rast, si dhe vendimi gjyqësor me të cilin gjykata i shpalli fajtorë për shkak se me këtë u tregua se akuza e parashtruar ka qenë e arsyeshme dhe e bazuar. Në lidhje me sanksionin penal të cilin e dëgjuam nga vendimi gjyqësor, do të presim që ta marrim vendimin në formë të shkruar dhe do të prononcohemi në mënyrë shtesë”, tha Elizabeta Josifovska, Prokurore e PPS-së.

As Talevska e as avokatët e saj nuk dhanë deklaratë për mediat. Paraprakisht të akuzuarit në seancën gjyqësore në fjalët përfundimtare theksuan se fajin e pranojnë me qëllim që të përfundojë linçimi i mediave të cilin tashmë një vit e ka duruar Talevska pas hetimit të PPS-së. Ky është vendimi i katërt gjyqësor për Prokurorinë Speciale pas dy vendimeve për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” dhe një për rastin “Fortesa- Target”. Në aktakuzën për rastin “Tifani” është potencuar se Talevska për “nevojat e kompanive” ka blerë mobilje, biçikleta, dyer, tepihë, makijazh dhe veshje me qëllim që t‘u ikë obligimeve tatimore.

Përgatiti: Mihajllo Vidmiliski              

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU