Florian Marku publikon video pas ndeshjes së mbrëmshme

TË FUNDIT

Boksieri, që bëri krenar çdo shqiptar për lojën e tij, ka falënderuar fansat për mbështetjen që ia kanë dhënë dje.

Duke shpërndarë një video ku ai është në ring, ka shkruar se jep shpirtin sa herë që futet në rind, për të gjithë që e përkrahin me shpirt, shkruan TV21.

“Ju falënderoj nga zemra te gjithëve per përkrahjen. Jap shpirtin sa here qe futem ne ate ring per vete, per familjen edhe per te gjithë ju qe me përkrahni me gjithë shpirt”, ka shkruar Marku ndërkaq ka publikuar edhe video nga ndeshja.

Ndërkaq, nëpërmjet një shkrimi të mëhershëm, ai ka uruar Rylan Charlton.

E të gjitha këto shkrime, ai i bëri në shqip./TV21