10 KARTONË TË KUQ, NGA NDESHJE FUTBOLLI… NË NDESHJE BOKSI

570
0
SHPËRNDAJE

Futbollistët brazilianë dallojnë për spektaklin që japin në fushën e lojës, por kjo nuk u pa aspak në ndeshjen mes Vitorias dhe Bahias ne kampionatin brazilian.

Pas një pjese të parë të tensionuar ku arbitri ndëshkoi 6 futbollistë me karton të verdhë dhe me golin e Denilsion për vendasit e Vitorias, situata u përkeqësua në 45 minutat e dyta.

Në minutën e 50 u akordua një 11 metërsh në favor të Bahias dhe në këtë moment shpërtheu çmenduria kur Vinicius festoi golin e shënuar duke vallëzuar përpara tifozerisë vendase.

Nervozizmi ishte kaq i madh sa futbollistët e të dyja skuadrave e kthyen fushën e lojës në një ring boksi duke goditur njëri-tjetrin.

Ndeshja u shty për 16 minuta, ndërkohë që arbitri filloi të marrë masat e tij për të kthyer qetësinë në fushë duke ndëshkuar 10 futbollistë me karton të kuq; 5 kartona për lojtarët e Vitorias dhe 5 për të Bahias mes të cilëve ishte edhe Vinicius, por edhe dy lojtarë stoli.

Ndeshja rifilloi, por Vitoria pa që t’i ndëshkoheshin 2 futbollistë të tjerë me karton të kuq 11 minuta nga fundi i ndeshjes dhe në këtë moment sfida u ndërpre përfundimisht dhe Bahia me shumë gjasa do të marrë fitoren në tavolinë 3-0.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU