“MUND TË KUALIFIKOHEMI KUNDËR REALIT”

451
0
SHPËRNDAJE

Pas fitores kundër Strasburg-ut, Thiago Motta i PSG-së, ka folur për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin

Ai është i bindur se PSG mund të kualifikohet në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve pavarësisht disfatës në lojën e parë prej 3-1.

“Ne jemi të bashkuar. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të mbështesim trajnerin”, ka thënë Motta.

“Jemi të sigurt për kualifikimin kundër Realit në ndeshjen e dytë. Skuadra ka potenciale dhe tifozët do të na ndihmojnë”.

“Natyrisht që humbja po dhemb, por kemi besim, mendojmë për të ardhmen, e kaluara është e kaluar”, theksoi Motta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU