“HUAMARRJA PO FETISHIZOHET”, SLLAVEVSKI: DUHEN MË SHUMË INVESTIME

518
0
SHPËRNDAJE

Trajko Sllavevski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE dhe ish-ministër I financave, në intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se çështja në lidhje me huamarrjen gjatë periudhës së kaluar po fetishizohet. Siç thotë ai, më parë gjatë tërë kohës ishte në rend të ditës, ndërsa tani shumë pak flitet në lidhje me atë çështje, edhe pse qeveria e tanishme po merr borxhe të reja. Sllavevski shton se publiku pret më shumë të holla të shpenzohen për infrastrukturë. Arsyet kryesore për rritjen e ngadalshme ekonomike të Maqedonisë, Sllavevski i sheh në, siç thotë, tek goditjet e brendshme dhe të jashtme, por edhe tek kriza politike e cila është e pranishme tani më për një kohë më të gjatë.

“Ndjeshmëria e vendit ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme la pasojat e veta. Në afat të gjatë stabilizimi i gjendjes politike në vend, rrethanat e volitshme, investimet në arsim dhe infrastrukturë do të ndihmonin që të mund të shpresojmë se ato goditje të cilat ndodhin kohë pas kohe do të jenë më të buta dhe ajo trajektore e rritjes do të lëvizë në drejtim pozitiv”, u shpreh Trajko Sllavevski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU