PËR SISTEM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK, SHTETI PAGUAN “PELISTERIN” DYFISH MË SHUMË

756
0
SHPËRNDAJE

Kompania ndërtimore “Pelister” e ka marrë tenderin për gërmimin e qymyrit në REK Manastir, me arsyetim se i gjithë sistemi energjetik në vend ka qenë nën rrezik, shpjegon zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Çmimin që do ta marrë nga shteti për punën e saj është 87 denarë për një gigaxhul. Sipas informatave, kompania e Manastirit ka arkëtuar dyfish më shumë, në krahasim me çmimin që e ka pasur “Transmet” – 44 denarë, para se të heqë dorë nga ky tender. Angjushevi ishte i detyruar që të shpjegojë se si këtë çmim ka rritur kaq shumë. Megjithatë, ai theksoi se në disa raste, për punën e njëjtë, është paguar edhe mbi 140 denarë për një gigaxhul  – njësi për matjen e energjisë.

“Ishte e nevojshme që shpejt të ndërmerret diçka, që të mos ndodhë që REK-Manastiri të mos ketë qymyr për punë. Për ta tejkaluar periudhën për shpalljen e një tenderi të ri dhe për zgjedhjen e një kontraktori, përmes një tenderi transparent, është bërë procedura në pajtim me Ligjin për furnizime publike, në të cilën morën pjesë më shumë kompani. Këtë tender shkoi në duart e “Pelisterit” për më shumë se 44 denarë për gigaxhul”, u shpreh Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Tashmë disa ditë, ky vendim shkaktoi reagime të ashpra në opinion, jo vetëm për çmimin, por edhe për mënyrën në të cilën kompania “Pelister” e ka marrë tenderin, për të cilin njëkohësisht nga shteti do të përfitojë dy milion e gjysmë euro. Kritika në adresë të Qeverisë pati edhe nga ish-deputeti i LSDM-së nga diaspora, Zoran Ivanovski, i cili në rrjetet sociale publikoi detaje, të cilat i ka marrë nga burime të veta. Sipas tij, në këtë mënyrë, pushteti ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e shtetit për 400 milionë denarë.

“A erdhi jeta dhe shteti ka tepricë prej 400 milionë denarësh për të hedhur, duke paguar dyfish më shumë për të njëjtën punë? Është e qartë se në çmimin më të lartë të “Pelisterit” është i përfshirë edhe provizioni për Koçon dhe Minovskin. Duhet të jepet llogaridhënie sepse udhëheqësia e keqe e ELEM-it dhe e zëvendëskryeministrit me vetëdije e dëmtuan buxhetin e shtetit për 400 milionë denarë”, u shpreh Zoran Ivanovski.

Me qëndrim dolën edhe nga ELEM-i.

“Ka pasur një ngecje gjatë gërmimit të qymyrit në REK Manastir, pas çka ELEM-i ka shpallur tender të ri për gërmim, kurse periudha prej tre muajsh deri në zgjedhjen e kompanisë së re, u mbyll me lidhjen e një marrëveshjeje të përkohshme me një nga kompanitë që ishin ftuar në REK Manastir, për t’i paraqitur ofertat e tyre dhe të ofrojnë kushte për gërmimin e qymyrit në periudhën e caktuar të përkohshme”, nga ELEM.

Në ndërkohë, në vend është duke u përpiluar Ligji i ri për furnizime publike, i cili sipas organeve kompetente duhet të sjellë transparence më të madhe gjatë procedurës për marrjen e tenderëve të kompanive, e cila do të paguhet nga arka shtetërore. Në të kaluarën, kritika të shumta ka pasur pikërisht për procedurat e shpejta dhe urgjente për marrjen e tenderëve, por edhe për marrëveshjet që janë lidhur në katër sy, pa ankand publik.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU