ÇEFERIN DHE VAN BASTEN NË SHKUP, U HAP OBJEKTI I RI I FFM-së PËR EKIPET E REJA

513
0
SHPËRNDAJE

Ka ardhur në Maqedoni për të marrë pjesë në hapjen e objektit të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në ngjarje, të pranishëm ishin shumë përfaqësues të mediave dhe punëtorë të sportit, kurse një nga arsyet kryesore për këtë ishte edhe Marko Van Basten. Por, siç duket legjenda e futbollit evropian nuk kishte shumë kohë për t’u shoqëruar, prandaj menjëherë pasi u pre shiriti, ai iku nga sytë e opinionit. Krerët e FFM-së dhe zyrtarët e lartë të UEFA-s e vazhduan ceremoninë edhe pa Van Bastenin. Njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Illço Gjorgjioski i kënaqur nga hapja e objektit të ri, tha se FFM-ja do të vazhdojë të investojë në shpresat e reja të futbollit.

“Nëse ju definojnë sipas veprave, e jo sipas fjalëve, kjo do të thotë se keni pasur sukses. Sot është një ditë e madhe, jo vetëm për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, por edhe për futbollin e Maqedonisë. Me hapjen e objektit të ri të akomodimit, në mënyrë shtesë do ta përfshijmë Federatën tonë në mjedisin e zhvilluar të futbollit evropian”, tha Gjorgjioski.

Kryetari i UEFA-s, Alleksandar Çeferin, i drejtoi fjalë lavdëruese FFM-së, për progresin e rëndësishëm që e ka arritur në periudhën e kaluar, për përmirësimin e rezultateve, si dhe për renditjen e ekipit kombëtar të futbollit në FIFA.

“Gjëja më e vlefshme që e bën FFM-ja është përkrahja e futbollit për të rinjtë. Sot i hapim objektet e akomodimit, kurse katër vjet më parë u hap edhe Akademia për trajnimin e të rinjve. Vazhdojmë me përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Aleksandar Çeferin, Kryetar i UEFA-s.

Objekti i ri përmban kapacitete akomodimi për pjesëmarrësit e FFM-së dhe Akademisë elite të UEFA-s. Janë pajisur gjithsej 30 dhoma dykrevatëshe, apartamente për ekipet dhe stafin profesional, si dhe hapësira të përbashkëta  – salla për mbledhje, klasa etj.

Përgatiti: Jordanço Cvetanoski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU