19 viktima nga Covid-19, 11 vetëm në Shkup

TË FUNDIT

19 persona të infektuar nga Covid-19 e kanë humbur betejën me virusin vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Prej tyre, 11 viktima janë vetëm nga Shkupi edhe atë të moshës 69, 75, 80, 65, 66, 61, 67, 72, 76, 71 dhe 68-vjeçare.

Dy viktima janë regjistruar në Tetovë të moshës 79 dhe 65-vjeçare dhe nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë (50vj), në Prilep (78vj), në Veles (77vj), në Ohër (87vj), në Kërçovë (51vj) dhe në Gjevgjeli (69vj).

Gjashtë prej viktimave janë regjistruar gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

18 prej tyre jetën e kanë humbur në kushte spitalore, ndërkaq njëri në kushte të shtëpisë.

Ndërkaq janë regjistruar edhe 415 të infektuar dhe 244 të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit./TV21