SHKUPI E TREGOI FORCËN E RE, SHKËNDIJA VETËM BARAZIM NDAJ VARADARIT

556
0
SHPËRNDAJE

Klubi i futbollit Shkupi, i cili këtë afat dimëror solli disa futbollist, tregoi forcën e re në terren dhe me fitore bindëse 5:2 festoi kundër Akademia Pandev. Sulmuesi i ri i ekipit, Bazhe Ilijoski shënoi het-rik për vetëm 16 minuta, duke e dridhur rrjetin e VujanaŁit në minutat 7, 17 dhe 23. Krahas Ilijoskit për Shkupin shënuan edhe Alen Jasharoski, si dhe Kristijan Stojkoski, kurse për Akademinë Pandev, golat i shënuan Gjorgji Stoillovi dhe italiani Xhulio Grifoni. Dallimi në tabelë, në garën për kampion, mbeti në 8 pikë mes kampionit të vjeshtës, Shkëndijes dhe kampionit aktual Vardarit, pasi derbi mes ktyre dy skuadrave mbaroi pa fitues 1 me1.Rabotniçki dhe Renova luajtën gjithashtu barazi  0-0 në stadiumin Filip i Dytë. Ekipet Pobeda dhe Pelisteri i ndanë pikat e derbit të Pellagonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU