LIGA E KAMPIONËVE, SONTE PËRBALLEN REAL MADRID-PSG

563
0
SHPËRNDAJE

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte ne mbrëmje me dy sfida te tjera qe premtojnë spektakël. Pa dyshim ne qender te vëmendjes është sfida në Santiago Bernabeu, aty ku kampionet ne fuqi te Realit sfidojnë nje skuader qe ka vene emrin mes pretendenteve te këtij sezoni Paris Sen Zhermen. Nje takim delikat per teknikun e madrileneve Zinedin Zidan skuadra e te cilit nuk po përjeton aspak nje sezon pozitiv me eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe minus 17 pike larg nga kryesuesit e Barcelonës ne La Liga.  Sfida e sotme është edhe nje duel mes dy gjigandeve te futbollit Ronaldo-Neymar. I pari e ka fituar 5 here trofeun e topit te arte ndërsa braziliani i ka kualitetet per te bere diferencën. Një tjetër sfide interesante eshte ajo ne Do Dragao mes Portos dhe Liverpul.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU