AKSION PËR PASTRIM TË AKUADUKTIT, HAPËSIRA PËRRETH PRITET TË URBANIZOHET

755
0
SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme u zhvillua një aksion i pastrimit të hapësirës përreth Akuaduktit. Aksioni ishte i domosdoshëm, sidomos tani që masa e mbeturinave ishte rritur edhe më shumë. Kryetari i Komunës së Butelit Vilimir Smilevski së bashku me aktivistët e tjerë iu përvesh punës për të pastruar, por si duket kjo u bë më shumë për çështje marketingu. Duke folur për vlerën e Akuaduktit, Smilevski tha që së shpejti do të realizojnë një plan sipas të cilit kjo hapësirë do të urbanizohet dhe do të ndërtohen përreth restorante ose hotele, për të qenë në shërbim të vizitorëve. Kur u pyet se përse më herët nuk ka reaguar për të inicuar pastrim të hapsirës, kryetari i komunës tha se kjo nuk do të përsëritet. Për pastrimin e hapsirës rrethuese të Akuaduktit po përkujdeset Shoqata e zonës industriale Vizbeg të Shkupit. Sipas tyre pastrimi do të zgjasë disa ditë nga pamundësia për ta pastruar në total këtë zonë, për shkak të tokës së lagësht. Përveç pastrimit, ata dëshirojnë që ky monument historik të mbrohet dhe të sigurohet në tërësi.

“Në të ardhmen nuk do të ndodhë  diçka e tillë, për këtë ju siguroj. Me bashkëpunim të përbashkët, do t’i hapim projektet e vjetra, të cilat i kishte ministria e Kulturës me Qytetin e Shkupit. Në peiudhën e ardhshme do ta urbanizojmë pjesën rreth Akuaduktit. Ne si Komunë, fushat fqinje që janë në afërsi, do t’i vëmë në funksion të qytetarëve”, tha Velimir Smilevski, Kryetar i Komunës së Butelit.

“Këtë pasuri nacionale, e cila ndodhet në zonën industriale, duam që të përkujdesemi për të. Ne mendojmë që ky objekt meriton që të ketë sigurim 24 orësh, e jo sigurim të ketë në pagesat rrugore,  në të cilat kushton 20-30 denarë një dalje ose një ikje nga pagesa. Kjo është një pasuri të cilën nuk mundemi ta bëjmë prapë, më mirë se sa është tani”, tha Kryetar i shoqatës ZI Vizbeg-Stenkovec.

Përgatiti:Almedina Ismajli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU