Petrovska: Shumicë parlamentare nga opozita është shpallur që nga dita e parë e kësaj mazhorance

TË FUNDIT

Pas paralajmërimeve të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për formimin e një shumice të re parlamentare, deputetja nga radhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska tha se në demokraci është normale që të shpallen shumicë të re parlamentare.

Sipas saj shumica e re parlamentare nga opozita është shpallur që nga dita e parë  e kësaj mazhorance.

“Ajo shumicë parlamentare nga opozita është shpallur që nga dita e parë e kësaj mazhorance e cila është e qëndrueshme. Por për një demokraci kjo është normale. Ka kaluar koha kur deputetët u shantazhuan dhe dëgjuan vetëm partinë. Absolutisht nuk e vë në dyshim besimin e qeverisë dhe shumicës parlamentare” tha në TV21, Sllavjanka Petrovska nga LSDM.