AKUZA TË PAZAKONSHME NGA ZYRTARËT NË TEHERAN, PERËNDIMI KA PËRDORUR HARDHUCA PËR TË SPIUNUAR IRANIN!

720
0
SHPËRNDAJE

Zyrtari i lartë ushtarak në Iran, Hasan Firuzabadi, pretendon se spiunët perëndimor kanë përdorur hardhuca, për të grumbulluar informata për programin bërthamor të vendit të tij.

Ky këshilltar i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem, Ajatiollahut Ali Hamnei, tha se për reptilët e veçantë ka marrë informata para disa viteve.

Firuzabad tha se nuk ka njohuri për hollësitë, por shtoi se Perëndimi shpesh ka përdorur turistët, shkencëtarët dhe aktivistët për mbrojtjen e ambientit si mjete, për të spiunuar Iranin.

Para disa vjetëve, disa të huaj ishin në një mision humanitar në Iran. Lëvizjet e tyre ishin të dyshimta dhe zbuluan se ata me vete kishin sjellë disa lloje të reptilëve, siç janë hardhucat dhe kameleonët. Kuptuan se lëkura e tyre thith radioaktivitetin dhe se ata në të vërtetë janë spiunë bërthamor, detyrë e të cilëve ishte gjetja e minierave të uraniumit”, pretendoi Firuzabadi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU