PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION, OPOZITA IZRAELITE KËRKON DORËHEQJEN E NETANJAHUT

396
0
SHPËRNDAJE

Politikanët nga radhët e opozitës në Izrael kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pasi që policia propozoi që ai të paditet nën akuzat për korrupsion.

Përkundër propozimit të policisë që kundër tij të ngritët padi nën akuzat për marrje të ryshfetit, Netanjahu deklaroi sot se qeveria e tij e koalicionit mbetet stabile dhe se do të vazhdoi të udhëheqë vendin.

Kryeministri i Izraelit mohoi akuzat kundër tij, duke i cilësuar si të pabaza dhe ri-përsëriti qëndrimin e tij se do të përfundoi me sukses mandatin e tij të katërt si kryeministër.

Policia i ka propozuar Prokurorit shtetëror që Netanjahu të paditet për dy raste të marrjes së ryshfetit. Që nga fillimi i vitit 2017, Netanjahu është marrë disa herë në pyetje nga policia dhe në vazhdimësi ka këmbëngulur se është i pafajshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU