RUSIA ËSHTË PËRZIER DHE DO TË PËRZIHET NË ZGJEDHJE

412
0
SHPËRNDAJE

Shërbimet amerikane të inteligjencës të bindura.

Rusia është e vendosur që të përzihet në zgjedhjet për Kongresin amerikan, të cilat do të zhvillohen në nëntor, kanë deklaruar zyrtarët e lartë të shërbimeve amerikane të inteligjencës.

Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës, Den Kouts, deklaroi para Komitetit të Senatit për Çështje të Inteligjencës se Rusia zgjedhjet për Kongres i sheh si një cak potencial për operacionet e saj për të ushtruar ndikim.

Sipas tij, pritet që Rusia të shfrytëzoi propagandën, rrjetet sociale, identitetet e shpikura, individët me simpati për qëllimet ruse dhe mjete tjera të ndikimit, për të bërë përpjekje për të përkeqësuar apo për të thelluar dallimet shoqërore dhe politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kouts më tutje theksoi se Rusia, Kina dhe Irani do të paraqesin kërcënimin më të madh kibernetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri, Majk Roxhers, deklaroi se vendosmëria e Rusisë për të penguar punën e institucioneve demokratike amerikane nuk do të ndalet dhe nuk do të ndryshoi.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës kanë deklaruar se të gjithë pajtohen me vlerësimin e komunitetit amerikan të inteligjencës, të shpalosur në janar të vitit të kaluar, se Rusia ka bërë përpjekje të ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, në favor të presidentit Donald Tramp.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU