KUFIJTË E BRITANISË NUK JANË TË PËRGATITUR PËR “BREXIT”

469
0
SHPËRNDAJE

Sipas raportit të Parlamentit britanik.

Kufijtë e Britanisë dhe sistemi i imigracionit nuk janë të përgatitur për Bregzit, thuhet në raportin më të ri të Parlamentit të Britanisë, i cili u publikua sot.

Zvarritjet nga ana e Qeverisë për të shpalosur planin e imigracionit, pasiguria dhe buxheti i reduktuar, janë shkaqet që kanë bërë që vendi të mos jetë i gatshëm, thuhet në raport.

Zyra e kryeministres Tereza Mej ka njoftuar se është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për sistemin e imigracionit, pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe se planet bazë do t’i shpalos, kur të jenë të gatshme.

“Pas më shumë se një viti, qeveria ende nuk ka shpalosur detajet kryesore të regjistrimit të qytetarëve të unionit, të cilët jetojnë tani në Britani”, thuhet në raport.

Vonesa e Qeverisë për të shpalosur planin e regjistrimit të banorëve nga shtetet tjera, po i pamundëson zyrtarëve kufitar dhe atyre të imigracionit që të kryejnë si duhet punën e tyre, tërhiqet vërejtja në raportin e Parlamentit.

Ndalja e imigracionit ishte një nga arsyet kryesore që nxiti britanikët që në vitin 2016 të votojnë për largimin e vendit nga unioni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU