Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditë së djeshme ka marrë njoftim se një taksist është sulmuar nga një udhëtar, klient i tij, me mjet të mprehtë.
Si pasojë, udhëtari ia ka vjedhur edhe paratë dhe celularin.
“Më 17.02.2021, në ora 20:55 në Stacionin Policor në Çair, S.F.(43) nga Shkupi, i punësuar si taksist, ka denoncuar se rreth orës 20:15, në bulevardin “Nikolla Karev”, derisa ka qenë duke e bartur një udhëtar me veturën e tij “Dacia logan”, është sulmuar nga i njëjti me mjet të mprehtë dhe ia ka marrë paratë dhe celularin”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
Nga MPB-ja thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.