​Majlinda në garë për medaljen e bronztë

TË FUNDIT

Xhudistja Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale nga anglezja Chelsie Giles.

Kampionia olimpike do të garojë për vendin e tretë, ose për medaljen e bronztë, të turneut të “Grand Slam”, në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi hapi garën me fitore kundër gjermanes Annika Wurfel, për të vazhduar me fitore në çerekfinale kundër ruses Alesya Kuznetsova me Ippon. Ndërsa në garë për medaljen e bronztë, Majlinda do të përballet me përfaqësuesen belge Charline Van Snick./21Media