Kosovë, do të rinumërohen 12 vendvotime

TË FUNDIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme  ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve.

Vendvotimet që rinumërohen vijnë nga këto komuna: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1). Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur  se materialet e 101 vendvotimeve janë dërguar në karantinë./21Media