VJENË, PËRFUNDOI TAKIMI DIMITROV-KOXIJAS, NEGOCIATAT VAZHDOJNË NËN MBIKËQYRJEN E OKB-së

640
0
SHPËRNDAJE

Negociatat për kontestin e emrin vazhdojnë nën mbikëqyrjen e OKB-së. Kështu u dakorduan sot Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kodzias.

Takimi për të zgjidhur  kontestin e emrit zgjati më shumë se 6 orë në zyrën e OKB-së në Vjenë. Pas përfundimit të takimit, arriti vetëm një njoftim në të cilin thuhet se Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Me fjalë të tjera, negociatat vazhdojnë, por nuk ka detaje tjera.

Takimi i Dimitrov-Kodzias me Nimetz u mbajt në fshehtësi të madhe deri në fillimin e tij. Publiku as nuk kishte ndonjë informacion nëse diskutimi grek i draftit, i cili Kodzijas njoftoi në mes të shkurtit, u diskutua në takimin e sotëm. Pritet që në periudhën e ardhshme të intensifikohen takimet mes përfaqësuesve të të dyja qeverive ndërsa sipas informacionit të fundit, edhe pse nuk është konfirmuar nga MPJ-ja, thuhet se ministrat do të zhvillojnë edhe një takimin ministror që do të mbahet në Sofje më datë 15 dhe16 të këtij muaji.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU