NDËRPRITET RASTI “TARIFA”, ALIVANOSET DËSHMITARI, GRINDJE MES PPS DHE MBROJTJES

430
0
SHPËRNDAJE

Pasi që dëshmitari i cili ishte në listën e Prokurorisë Publike Speciale u ul në sallën gjyqësore, para se të fillojë tu përgjigjet pyetjeve, prokurorët e  PPS-së kërkuan që ai dëshmitar të mos jetë dëshmitar i mbrojtjes edhe pse është edhe në listën e tyre të dëshmitarëve. Ata pohojnë se, nëse avokatët e mbrojtjes kanë kontaktuar me dëshmitarin dhe kanë ardhur deri tek informacione në lidhje me disa rrethana që u konvenojnë atyre, kjo gjë është në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale. Por gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova tha se Prokuroria publike nuk ka të drejtë ekskluzive mbi këtë dëshmitarë, andaj dha mundësi që edhe pala mbrojtëse t‘i parashtrojë pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por dëshmitarit iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe gjykatësja e ndërpreu seancën. Paraprakisht  dëshmoi pronari i kompanisë që ka qenë pjesë e konsorciumit për furnizim të softuerit për SHA “ELEM”, për të cilin PPS-ja pohon se është paguar shumë më shumë, ndërsa asnjëherë nuk është zbatuar tërësisht. Ai tha se negociatat me ELEM janë zhvilluar deri në ditën e fundit, para nënshkrimit të kontratës, ndërsa i përmendi dy të akuzuarit Metodi Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski, se kanë marrë pjesë në negociatat. I akuzuari i parë në këtë rast është Dejan Boshkovski, ish-drejtor i ELEM-it.

“Tarifa” – Aktakuzë

“I akuzuari D.B. në cilësi të personit zyrtar, drejtor gjeneral, pas vendimit të miratuar për furnizim publik të aktiviteteve shtesë për realizim të shërbimeve konsultuese për implementimin e sistemit ERP, në bazë të të cilit është bërë furnizimi publik – procedurë me negocim pa publikuar shpallje paraprakisht, gjatë kryerjes së furnizimit publik, duke e keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe autorizimet, me konsorciumin ka nënshkruar Aneks të dytë të kontratës”

Por, para pak kohe PPS kumtoi se do të ketë vazhdim të këtij rasti, përkatësisht se kanë hapur hetim me emrin “Tarifa 2”, për një nga të akuzuarit.

“Shuma në vlerë prej 146 mijë euro,  del nga pagesa e pabazë nga ana e ELEM-it drejt anëtares së konsorciumit ESS nga Çekia, dhe ekziston dyshim se i dyshuari ka miratuar pagesë të pabazë në emër transferimit të të dhënave të sistemit të vjetër në sistemin e ri, transferimi i cili duhej të realizohej në fazën e implementimit të sistemit, ndërsa kjo gjë deri në ditë në e sotme nuk është realizuar dhe sistemi nuk është zbatuar në tërësi”, tha Fatime Fetai, Prokurore e PPS-së.

PPS-ja akuzon Dejan Boshkovskin dhe dy të akuzuarit e tjerë se kanë keqpërdorur mbi 3.5 milion euro nga furnizimi publik, mjete të siguruara me dokumentacion të pakompletuar për furnizim të softuerit për ELEM-in. Të tre më herët në seancë janë shprehur të pafajshëm.

Përgatiti: Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU