PËRMBARUESIT DËSHIROJNË TË NA PLAÇKISIN, BANORËT E RADOVISHIT AKUZOJNË PËR PADREJTËSI

470
0
SHPËRNDAJE

Banorët e Radovishit vendosën që ta ngrenë zërin e tyre kundër punës së përmbaruesve. Ata iu drejtuan redaksisë sonë me qëllim që për problemin e tyre të dëgjojnë institucionet kompetente. Kur ekipi i TV21 arriti këtu, gjeti shumë qytetarë me fatura dhe dokumente në duar. Ata pranojnë se nuk i kanë paguar rregullisht faturat, por kërkojnë shpjegim se pse përmbaruesve duhet t’u paguajnë tri herë më shumë nga shuma e borxhit të tyre.

“Për ujë, paguajmë nga 500 denarë në muaj. Është e vërtetë se nuk kam paguar për 6 vjet sepse nuk kisha para. Tani dua të paguajë me këste, por më kanë dërguar te përmbaruesi dhe kur pyeta se sa e kam borxhin, më thanë 500 denarë për një muaj, në nivel vjetor, 100 euro. Kjo do të thotë se për 7 vjet duhet të paguaj 700 euro. Por, përmbaruesi më tha se kam borxh prej 1400 eurove. Bëhet fjalë për shpenzime gjyqësore dhe për përmbarues.  Unë nuk mundem ta paguajë as faturën e ujit e jo për përmbaruesit”, tha Taip Jasharov, qytetar.

Pjesa më e madhe e këtyre qytetarëve marrin ndihmë sociale. Edhe pse përmbaruesit nuk guxojnë t’ua bllokojnë xhiro llogaritë, në realitet, ata ballafaqohen edhe me këtë problem.

“Tashmë një vit nuk kam energji elektrike, nuk mundem të paguaj. Marr ndihmë sociale prej 1200 denarëve, për çfarë ti shpenzojë së pari – për ushqim, për energji elektrike, ose për ujë. Jetoj vetëm”, tha një qytetare.

Ata sigurojnë para duke punuar si punëtorë të përgjithshëm, ose siç thonë ata, si argatë. Ata punojnë vetëm për të siguruar ushqim për familjet e tyre.

“Pothuajse nuk ka asnjë familje në Shein Mëhallë të Radovishit që nuk përballet me probleme nga ana e përmbaruesve. Ata tregojnë se nuk e mohojnë obligimin e tyre për t’i paguar faturat, por problemi më i madh është ekzistenca e tyre. Kërkojnë ndihmë për të funksionuar në mënyrë normale.”

Një numër i madh i qytetarëve iu drejtuan TV21 pas debatit i cili ishte përkushtuar punës së përmbaruesve në vend. Arsyetimi i përmbaruesve është se paratë të cilët i marrin nga qytetarët janë për shërbimet e avokatëve dhe noterëve, shpenzimet gjyqësore etj.. Tani po vazhdojnë ndryshimet e Ligjit të përmbaruesve. Qytetarët shpresojnë se me miratimin e rregullave të reja, punët do të ndryshohen në mënyrë drastike.

Përgatiti Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU