MË SHUMË SUBVENCIONE PËR PRODHUESIT E DUHANIT, FUSHAT E DUHANIT DO TË ZËVENDËSOHEN ME KULTURA TË TJERA

834
0
SHPËRNDAJE

Mbi 23  mijë familjet që jetojnë nga prodhimi i duhani  do të marrin subvlencione më të larta. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Lupço Nikollovski  njoftoi se duke filluar me subvencionet e vitit 2017, qytetarët do të marrin subvencione prej një shume totale prej rreth 100 milionë euro për mbi 23 milionë kilogramët e blera të duhanit. Nikollovski njoftoi se kg e duhanit do të paguhen në bazë të cilësisë, përkatësisht për klasën e parë 80 denarë për kilogram, 70 denarë për duhanin e klasës të dytë dhe 60 denarë për klasat e tjera të cilësisë së duhanit. Ai pret që me këtë të rritet jo vetëm prodhimtaria por edhe kualiteti i duhanit të prodhuar.  Ndryshe, Organizata shëndetësore botërore në raportin e saj ka kërkuar që të kufizohet prodhimi i duhanit, ndërsa në lidhje me këtë ministri Nikollovski tha se në të ardhmen do të punojnë në zëvendësimin e fushave të duhanit me prodhime tjera.

“Ne i pranojmë rekomandimet nga të gjitha anët. Organizata  shëndetësore botërore nuk kanë qenë tek ne të angazhuar dhe nuk kemi pasur takime konkrete por i marrim parasysh rekomandimet. Për këtë ministria ka iniciuar dhe ka fituar projekt të rëndësishëm të cilin do ta promovojmë në periudhën në vazhdim i cili financohet nga IPA dhe ka të bëjë me zëvendësimin e sipërfaqeve të duhanit me kultura tjera”, tha Nikollovski.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU