MUNGESË APARATURE NË SPITALIN E KOZLES, SHILEGOV PREMTON GASIFIKIM TË QYTETIT

451
0
SHPËRNDAJE

Mungesë të aparaturës mjeksore në spitalin për fëmijë Kozle. Qindra pacientë në ditë e vizitojnë spitalin, ndërsa për momnetin janë të hospitalizuar 86 fëmijë. Shkak i rritjes së numrin të pacientëve rezulton të jetë edhe ndotja e vazhdueshme e ajrit. Spitali Kozle, përkatësisht Instituti për sëmundje të mushkërive të bardha, sot u pasurua me dy aparate të reja mjekësore. Megjithatë, drejtori i spitalit, thekson se ende ka mungesë të aparaturave të cilat shërbejnë për kontroll të fëmijëve, por kjo nuk është e tëra, spitali tashmë një kohë të gjatë po ndeshet edhe me mungesë të infermiereve. Sipas drejtorit të spitalit Angellço Andonovski, ky problem pritet të zgjidhet së shpejti. Ai poashtu shton se sezoni i gripit nuk do të mbyllet para muajit mars.

“Vazhdimisht kemi nevojë për aparaturë të re, sepse e dimë që mjeksia po shkon përpara e me këtë shkon edhe teknologjia. Ec përpara edhe përmirësimi dhe kualiteti i diagnostikimit të të gjithë pacientëve. Ne në institut, konkretisht kemi nevojë edhe për aparaturë tjetër. Shpresoj që miqtë e spitalit do të na ndihmojnë”, tha Andonovski.

Tashmë një kohë të gjatë kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ripërsërit masat afatshkurte dhe afatgjate që duhen të ndërmerrën kundër ndotjes enorme të ajrit. I pyetur për zbatimin e këtyre masave, Shilegov tha që definitivisht duhet të ndërrohet koncepti i ngrohjes së shtëpive në qytetin e Shkupit. Sipas tij, ky është faktori kryesor i ndotjes dhe së shpejti do të fillojë procedura e gasifikimit.

“Presim që këtë vit do të fillojë gazifikimi i qytetit, në pjesët në të cilët nuk ka nxemje qendrore. Do ta rrisim edhe efikasitetin energjetik nëpër objekte, së paku në ato të cilat janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. Kjo nuk është një luftë që mund të përfundojë brenda ditës. Po është luftë, e cila me strategjinë e tashme, nga unë  si kryetar, së bashku me institucionet tjera, kemi filluar ta implementojmë. Presim që për një afat mesatar Shkupi s’do të jetë më qytet i ndotur”, tha Shilegov.

Aparaturat e reja mjekësore me të cilat është pajisur Instituti i sëmundjeve të mushkërive, shërben si monitor për kontroll të parametrave të caktuara, me të cilat duhet të kontrollohen fëmijët me sëmundje të rënda, gjithashtu edhe EKG që në vetë aparatin ka pjesë për diagnostikim. Kjo aparaturë u dhurua si donacion nga qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë. Mjetet me të cilat janë siguruar këto pajisje janë pikërisht nga kursimet që janë bërë me mosfestimin e sivjetëm të Vitit të Ri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU