AKTIVITETET E SERBISË DHE RUSISË NË REPUBLIKËN SERBE PO NXISIN BRENGË

463
0
SHPËRNDAJE

“The Guardian” për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gazeta britanike, Gardian, vlerësoi se plani për blerjen e mijëra armëve për policinë e Republikës Serbe, të kryesuar nga politikanët separatistë, po nxitë një brengë të madhe, e kjo brengë po forcohet edhe më shumë, për shkak të ndikimit të Rusisë në këtë etnitet.

Siç shkroi gazeta, rreth 2500 pushkë automatike pritet që deri në mars të shkojnë në etnitetin serb në Bosnje dhe ata vetëm disa javë para hapjes së qendrës së re për trajnim, në të cilën pritet të punojnë edhe këshilltarë nga Rusia.

“Armët do të arrijnë në momentin kur është vënë në pikëpyetje stabiliteti shumëvjeçar i Bosnjës”, vlerësoi gazeta.

Aktivistët serbë nga radhët e shoqërisë civile, Qeveria qendrore në Sarajevë dhe diplomatët perëndimor besojnë se ky armatim i ri për njësitë policore do ti shkoi për shtati Presidentit separatist të Republikës Serbe, Milorad Dodikut, me qëllim që të forcoi pozitën e tij dhe të frikësoi rivalët politik, në prag të zgjedhjeve në tetor.

Në periudhën afatgjatë ekziston frika se këto forca policore mund të shfrytëzohen, për të ndihmuar realizimin e qëllimeve të Dodikut për pavarësimin e etnitetit serb, e që në vete bart rrezikun e një lufte të re në rajon.

Gazeta më tutje vë në pah se Rusia mbështetë Dodikun, i cili që nga viti 2014 është takuar së paku gjashtë herë me presidentin rus, Vlladimir Putinin. Putin Dodikun e sheh si një instrument, për të pamundësuar anëtarësimin e Bosnjës në NATO. Gardian gjithashtu përmend faktin se pjesëtarët e grupit paraushtarak serb, Nderi Serb, të trajnuar në Rusi, së fundi janë shfaqur në rrugët e Banja-Llukës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU