38 mijë persona mbi moshën 70-vjeçare duan të vaksinohen kundër Covid-19

TË FUNDIT

38 mijë persona mbi moshën 75-vjeçare janë paraqitur në ueb faqen “Vakcinacija.mk” për t’u vaksionuar nga Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjithsej në ueb faqe janë paraqitur 55.970 persona, kur 29.209 janë nëpërmjet mjekut amë.

Ndërkaq, dje ka filluar vaksinimi i personelit mjekësor, ku sipas paralajmërimeve, duhet të përfundojë për 10 ditë.

Sipas planit të imunizimit nga Covid-19, të parët që vaksionohen janë personeli mjekësor i Klinikës Infektive dhe Gjendjeve Febrile dhe spitalet Covid.

Nga Ministria vazhdojnë të sigurojnë se vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta./TV21