Nuk respektoi masat anti-Covid, mbyllet restoranti dhe arrestohet pronari

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme, në Tetovë është mbyllur një objekt hotelerik pasi ka vepruar në kundërshtim me masat anti-Covid.

Si pasojë, është arrestuar edhe pronari i objektit.

“Më 17.02.2021, në ora 21:30, nëpunës policor nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në objektin hotelerik në rrugën “JNA” në Tetovë, në pronësi të F.C.(33) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë gjetur 5 persona – klient dhe pronari”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Në njoftim më tej thuhet, se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq pronari është privuar nga liria.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të shqiptohen masa adekuate./TV21