ZAHARIEVA “GËZOHEM QË KA PROGRES NË BISEDIMET MES ATHINËS DHE SHKUPIT”

441
0
SHPËRNDAJE

I gëzohem faktit që ka progres në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Kjo është çështje dypalëshe dhe le t’i lëmë Athinën dhe Shkupin t’i zhvillojnë bisedimet me ndërmjetësim të KB-së”, theksoi Zaharieva dhe dëshiroi sukses në bisedimet, njoftoi BTA. Në Bullgari, e cila është kryesuese aktuale me Bashkimin Evropian më 15 dhe 16 mbahet mbledhje joformale e Këshillit për punë të jashtme, në të cilën do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU