DIMITROV DHE KOXIAS ME NIMICIN NË VJENË, TAKIMI VAZHDON ENDE, PRITSHËMRITË JANË TË LARTA

395
0
SHPËRNDAJE

Më shumë se 4 orë zgjat takimi i ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic në Vjenë. Tani për tani nuk ka informacione nëse pas negociatave ministrat dhe Nimic do të japin deklarata apo do të publikohet kumunikatë e ministrive të punëve të jashtme. Ky është raundi i tretë i negociatave të ripërtërira midis dy vendeve për zgjidhjen e pothuajse kontestit tridhjetëvjeçar për emrin e Maqedonisë. Negociatat për herë të parë pas ripërtëritjes zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme, pasi për këtë i daakorduan kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin në Davos muajin e kaluar. Dimitrov dhe Koxias dje patëm takim në Vjenë, ku i harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm me Nimicin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU