AFARISTËT KËRKOJNË ULJE TË DËNIMEVE, NË VEND TË GJOBAVE, TË KETË VETËM PARALAJMËRIM

449
0
SHPËRNDAJE

Sektori i biznesit kërkon që inspektorët më shpesh ta zbatojnë masën “paralajmërim”, sesa të shqiptojnë dënime drakonike. Biznesmenët këmbëngulin që të bëhet ndryshim i Ligjit për Kundërvajtje, me çka do të ulej lartësia e dënimeve në para. Thonë se gjatë përcaktimit të lartësisë së gjobës duhet të merret parasysh edhe pesha, edhe natyra e kundërvajtjes së kryer, shkalla e përgjegjësisë së kryerësit dhe rrethanat e tjera nën të cilat është kryer.

“Së pari konsiderojmë se mund më shpesh të përdoret “paralajmërimi” si instrument i veprimit parandalues, kurse funksioni represiv “dënimi” të mbetet në plan të dytë në ato situata kur kemi tentuar me paralajmërim, por i njëjti nuk ka dhënë rezultate. Vetëm në këto raste kompanitë të sanksionohen me gjoba”, u shpreh Tatjana Shterjova, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Përveç kësaj, shpeditorët ndërkombëtarë kërkuan që urgjentisht të ulet edhe shuma maksimale e deritanishme e lartësisë së gjobës e cila është 5.000 euro. Kryetari i kësaj shoqate, Xhino Shkrijelj, konsideron se është e nevojshme që të hiqet urdhërpagesa e deturueshme. Sipas tij urdhërpagesa për kundërvajtje është opsioni më i mirë, sepse e mundëson të drejtën për ankesë nëse pranohet shkelja, dhe të drejtën për zbritje prej 50%, nëse paguhet brenda pesë ditëve.

“Kjo shumë maksimale prej pesë mijë eurosh bie në ujë, sepse në një nen tjetër të Ligjit për kundërvajtje kjo shumë mund të jetë disa herë më e lartë. Realisht, nuk janë vetëm pesë mijë. Ja për shembull në Nenin 263 të Ligjit për Doganë, kemi paraparë gjobë prej 15 mijë eurosh dhe nëse kemi shumë të limituar, të mbetet ashtu”, tha Xhino Shkrijelj, nga Grupacioni i Shpeditorëve Ndërkombëtarë.

Në një nga takimet e kryeministrit Zoran Zaev me shoqatat e biznesit, ai personalisht paralajmëroi se do të angazhohet për lehtësimin e politikës ndëshkuese. Sipas planit, ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, duhet të përfshihen në strategjinë e reformave të sistemit gjyqësor. Ndryshimet e fundit në këtë ligj, janë bërë në vitin 2015.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU