PROKURORIA MBETET NË AKUZËN FILLESTARE PËR “MONSTRËN”

570
0
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot filloi gjykimi i sërishëm për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012.

Procesi gjyqësor, të cilin e udhëheq gjykatësi Ognen Starvrev, filloi me lexim të aktakuzës.

Prokurori Naum Panovski tha se mbeten në aktakuzën fillestare, me të cilin të pandehurit ngarkohen për terrorizëm.

Gjashtë persona u dënuan për rastin “Monstra” me dënim të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm.

 bankën e të akuzuarve sot janë katër të paditur, ndërsa të akuzuarit e parë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, për të cilët ka urdhërarrest ndërkombëtar me vite janë në arrati në Kosovë.

Më 24 nëntor, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i pranoi ankesat e mbrojtjes për rastin “Monstra”. Aktgjykimi i shkallës së parë dhe të dytë për këtë lëndë janë shfuqizuar dhe janë kthyer në rigjykim në Gjykatën Penale.

Prokurorja publike Liljana Spasovska, kërkoi shfuqizim të aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në rigjykim për shkak të gjendjes së pakonfirmuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara të cilat do të mund ta ndryshojnë vijimin e  procedurës.

Masakra afër Liqenit të Smilkovës ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, të Enjten e Madhe, para festës krishtere të Pashkëve, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga paraburgimi Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe iu caktoi masa sigurie. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur urdhërarrest ndërkombëtar. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU