ARKIVI SHTETËROR ENDE PA ZGJIDHJE, OBJEKTI I VJETËR I PAPËRSHTATSHËM

256
0
SHPËRNDAJE

Qeveria po kërkon zgjidhje për Arkivin shtetërorë, pasi materialet brenda objektit po rrezikohen nga uji i cili po depërton pas çdo shiu.

Sipas ministrit të Kulturës Robert Allagjozovski edhe ideja për ta kthyer këtë institucion në kuadër të ndërtesës së vjetër nuk është e sigurt, pasi ai objekt po rinovohet për Prokurorinë e Krimit të Organizuar.

“Edhe kthimi në hapësirat e vjetra të Arkivit, nuk I ka kushtet ideale. Në këtë aspekt edhe ndërtesa e vjetër e Arkivit ka pësuar rindërtime të shumta për t’i shërbyer institucionit të ri. Janë shkatërruar kushtet të cilat kanë qenë më parë. Kërkojmë zgjidhje se cila nga institucionet e përhershme do ti plotësonte kërkesat e tilla. Këto kushte janë shumë komplekse”, u shpreh Robert Allagjozovski, Ministër i Kukturës.

Por jo vetëm Arkivi shtetëror, probleme të ngjashme po kanë edhe disa institucione tjera të cilat ja vendosur në objekt të projektit Shkupi 2014-të. Për këtë më herët kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se do të ngrejë padi penale kundër ndërtuesit e këtyre objekteve.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do ta bëjnë vlerësimin e dëmeve. Atë që unë di se ministri i kulturës ka paralajmëruar se kundër ndërtuesve të këtyre objekteve do të ngriten padi penale për dëmshpërblim. Por unë mendoj se duhet të kërkohet përgjegjësi prej atyre që kanë vendosur që ta gjymtojnë Shkupin”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit (04.10.2017).

Nëse nuk gjendet një zgjidhje për arkivin shtetëror, Allagjazovski tha se do të duhet të ndërtohet një objekt krejtësisht i ri.

Ndryshe sot Ministria e Kulturës shpalli programin vjetor të projekteve. Sipas këtij programi prioritet do të jetë mbrojtja e trashëgimisë kulturore siç janë ikonat dhe objektet historike.

Përgatiti: Almedina Ismajli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU