500 TË PUNËSUAR MBETEN PA RROGA, DREJTORIA PËR LIBRA AMË ENDE PA DREJTOR

645
0
SHPËRNDAJE

500 të punësuar në Drejtorinë për udhëheqje me librat amë, ende nuk e kanë marrë pagën e janarit.  Që kur ky institucion mbeti mbet pa drejtor, procedura për lëshimin e pagave ka ngecur.

“Në drejtorinë për udhëheqjen e librave amë ende nuk ka drejtor I cili do të nënshkruaj për rrogat. E për këtë shkak administrata e cila punon në këtë drejtori ende nuk ka marrë rrogë. Sipas marrëveshjes politike këtë drejtori duhet ta udhëheq BDI.”

Pasi i kontaktuam, nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk dhanë përgjigje se a kanë propozuar ndonjë kandidat për këtë post. Nga qeveria thonë se të punësuarit në Drejtorinë për librat amë do t‘i marrin pagat, por nuk treguan se deri kur duhet të presin.

“Për momentin nuk ka zgjidhje, nuk ka drejtor. Megjithatë së shpejti në përudhën e ardhshme do të zgjidhet. Do të zgjidhet për çdo rast dhe do të vazhdohet sipas planit. Të punësuarit do t‘i marrin pagat, këtu nuk ka kur njëfarë dileme”, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Drejtori i këtij institucioni ishte Gjoko Kotevski, por ai tani është emëruar drejtor i burgut të Shuto Orizarës. Me këtë problem po ballafaqohen edhe Inspektorati shtetërorë i tregut, Inspektorati komunal dhe Inspektorati për ndërtim, me çka të punësuarit më shumë se tre muaj nuk kanë marrë rroga. Drejtorët e këtyre institucioneve u kandiduan për kryetarë komunash.

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU