GRUEVSKI ËSHTË LODHUR NGA SEANCAT, “GJYKATA S’ËSHTË E DREJTË, ÇDO DITË JAM NËPËR GJYKATA”

608
0
SHPËRNDAJE

Reagime të ashpra në sallën e gjykatës nga Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, pasi që gjykatësi Ognen Stavrev, i cili e udhëheq rastin TNT, vendosi ta ricaktojë seancën për javën e ardhshme, në vend që ta shtyjë atë për një periudhë më të gjatë. Pasi paraprakisht, PPS-ja e mbajti fjalimin hyrës, ndërsa në seancën e sotme këtë gjë duhej ta bënte pala mbrojtëse, ekipi i avokatëve të Gruevskit, kërkoi një kohë më të gjatë për të përgatitur fjalimin hyrës. Gjykatësi e caktoi datën e ardhshme për mbajtjen e seancës, ndërsa ish-kryeministri reagoi se çdo ditë është në sallën gjyqësore për dallim nga kryeministri aktual.

“Neve na caktojnë seanca gati çdo ditë, ndërsa Zaevit, çdo dy muaj. Për shembull, javën e ardhshme, për tre lëndë të ndryshme, kemi seanca nga e hëna e deri të premten. Ndërsa, Zaevit i caktojnë seanca çdo dy muaj. Atëherë kur nuk ka se si të shtyhet, vetë prokurori kërkon mënyrë për ta shtyrë”, tha Nikolla Gruevski, i akuzuar në “TNT”.

Avokatët e të akuzuarve u ankuan se nuk i kanë marrë bisedat e përgjuara dhe porositë SMS që në këtë lëndë janë dorëzuar si prova. Pas një konsultimi të shkurtër, detyrën që ia kishte dhënë PPS-së, që mbrojtjes tua dorëzojë provat, këshilli gjyqësor e tërhoqi.

“Të akuzuarve dhe palës mbrojtëse nuk do tu dorëzohen incizimet origjinale. Në çdo moment munden që t’i dëgjojnë bisedat në hapësirat e veçanta në gjykatë. Në këtë mënyrë, nuk pengohet mbrojtja e të akuzuarve”, tha Ognen Stavrev, Gjykata Themelore Shkup 1.

Edhe prokurori Burim Rustemi tha se gjatë gjithë vitit, pala mbrojtëse ka pasur mundësi që t’i dëgjojë audio-incizimet në hapësirat e PPS-së. Gruevski mbetet i qëndrimit se provat janë siguruar në mënyrë joligjore, prandaj nuk dëshiron që t’i dëgjojë në PPS.

“Gjykata e Apelit solli vendim që ato të bëhen prova. Kjo është qesharake. Dhe tani u themi, kur i keni pranuar si prova, atëherë na jepni ato prova. Ka një ligj, që në qoftë se janë siguruar me masa hulumtuese të veçanta, me urdhër të gjykatës, nuk mund të jepen por patjetër duhet të dëgjohen në gjykatë. Këto prova nuk janë siguruar me masa hulumtuese të veçanta dhe gjykata nuk ka arsyetim se pse mos t’i japë. Prokuroria thotë se nuk mund t’i japin me qëllim që të mos komprometohen”, tha Gruevski.

Në këtë rast, 7 persona janë akuzuar për rrënimin e kompleksit Kosmos të biznesmenit, Fiat Canoski.

Përgatiti: Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU