TENSIONET SHBA-KORE E VERIUT, PENS SHMANG TAKIMIN ME KOREANO-VERIORËT

420
0
SHPËRNDAJE

Disa muaj më parë qëndroi në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve, për t’i dërguar Penianit nga shumë pranë kufirit të tij kërcënimin se, Shtetet e Bashkuara e kanë në tryezë çdo opsion, përfshirë atë të ndërhyrjes ushtarake.

Tani, zëvendës presidenti amerikan Majk Pens dërgon një tjetër sinjal të fortë në lidhje me shtetin komunist. Numri dy i qeverisë amerikane e shmangu pjesëmarrjen në darkën ku duhej të ndante tryezën me delegacionin koreano-verior.

Ai pati një përballje të shkurtër me kreun e Asamblesë së Koresë së Veriut, Kim Jong Nam, por që të dy u përpoqën të mos e shihnin njëri-tjetrin në sy.

Ndërkohë, në një zhvillim, presidenti koreano-jugor Mun Jae-in shtrëngoi duart me motrën e kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpikeve dimprore.

Lojërat zhvillohen në një kohë tensionesh mbi programin bërthamor të Penianit, të cilat pikërisht falë tyre, së paku për momentin duket të jenë zbutur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU