TURQIA DHE IRANI PO SHKELIN TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE NË SIRI

608
0
SHPËRNDAJE

Franca akuzon Ankaranë dhe Teheranin.

Ministri i Jashtëm i Francës, Zhan Iv Ledrian, deklaroi sot se Turqia dhe Irani po shkelin të drejtën ndërkombëtare, me aksionet që po ndërmarrin në Siri dhe ja tërhoqi vërejtjen Ankarasë që mos t’ia shtoi luftës edhe një luftë tjetër.

Ledrian tha se mbrojtja e kufijve nuk nënkupton vrasjen e civilëve dhe shtoi se aksionet e Turqisë në Siri duhet të dënohen. Ai më tutje tha se Turqia, Irani dhe të gjithë ata, të cilët po ndërmarrin sulme në Gutën Lindore dhe Idlib, po shkelin të drejtën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut njoftoi se së paku 23 civilë janë vrarë, në mesin e tyre edhe pesë fëmijë, si pasojë e sulmeve të reja ajrore në Gutën Lindore.

Ushtria e Sirisë, me përkrahjen e aeroplanëve rusë, po mban të rrethuar Gutën Lindore, qendrën e fundit të madhe në Siri, që kontrollohet nga kryengritësit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU