ANALISTI I NJOHUR TËRHEQ VËREJTJEN, RUBINI: BITKOINI ËSHTË NJË MASHTRIM I MADH

777
0
SHPËRNDAJE

Analisti i mirënjohur për ekonomi, Nuriel Rubini, tha se bitkoini është një mashtrim, se vlera e tij së shpejti do të bie në zero dhe se me këtë kripto-valutë do të pasurohen vetëm mashtruesit.

Rubini, i cili parashikoi dhe paralajmëroi krizën ekonomike në vitin 2008, është skeptik kundrejt bitkoinit dhe tërhoqi vërejtjen se mbi këtë koncept po tentojnë të pasurohen ata, të cilët ngritin në mënyrë fiktive çmimin e kësaj valute.

Rubini theksoi se spekulantët po shesin dhe po blejnë investimet e tyre, për të manipuluar në këtë mënyrë tregun.

Sipas vlerësimit të tij, shumë prej tyre do të mbështesin deri në fund bitkoinin, e fundi do të jetë rënia e vlerës së tij në zero, ngase sipas fjalëve të tij, kjo është vlera e vërtetë e kësaj kripto-valute.

“Bitkoini nuk është mjet serioz për pagesë, e as për ruajtjen e kapitalit. Kjo valutë ushqen vetën dhe nuk ka arsye që çmimi i saj të jetë në këtë nivel kaq të lartë”, tha Rubini.

Në ndërkohë, tregu i kripto-valutave ka rënë në nivelin më të ulët që nga nëntori. Asnjëra prej 100 valutave të para digjitale nuk ka shënuar rritje, përveç njërës.

Bëhet fjalë për e-kinin kanadez, çmimi i së cilit po vazhdon të rritet, ndërsa kripto-valutat tjera kanë rënë në vlerat e tyre më të ulëta.

Për më pak se 24 orë, e-koin ka shënuar një rritje të vlerës prej 538 për qind.

E-koin bazon në platformën kanadeze dhe kjo valutë mund ti ndihmoi shteteve në zhvillim, siç janë India dhe Bangladeshi, që të kontrollojnë rrjedhën e parave dhe të parandalojnë shpërlarjen e tyre.

Ndërkohë, bitkoini në anën tjetër ka pësuar një goditje të radhës, pasi që disa banka kanë ndaluar blerjen e kësaj valute me kartela kreditore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU