GREQIA TRONDITET NGA NJË AFERË E RE, ISH-KRYEMINISTRA DHE ISH-MINISTRA AKUZOHEN PËR MARRJE TË RYSHFETIT

417
0
SHPËRNDAJE

Prokurorët në Greqi kanë kumtuar se kanë emrat e tetë ish-ministrave dhe dy ish-kryeministrave të vendit, të cilët kanë marrë ryshfet nga një kompani farmaceutike.

Siç raportuan agjencitë e lajmeve, kanë filluar hetimet për një aferë të paparë të korrupsionit në Greqi, në kuadër të së cilës zyrtarë të lartë shtetëror akuzohen se kanë pranuar shuma të mëdha parash nga kompania Novartis, e cila ka paguar mjekët që pacientëve me receta ti japin ilaçet e prodhuara nga kjo kompani.

Prokurorët, të cilët zbuluan rastin, nuk deshën të bëjnë publik emrat e ish-ministrave dhe ish-kryeministrave të akuzuar. U qartësua se ata kanë ushtruar funksione në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015.

Prokuroria qartësoi se Greqia është dëmtuar për miliona euro, pikërisht në kohën kur vendi ishte zhytur në krizë të thellë ekonomike.

Sipas agjencisë së lajmeve, AMNA, Novartis i ka paguar mbi 50 milionë euro politikanëve, ndërsa dëshmitë janë grumbulluar nga mbi 20 dëshmitarë.

Njëri nga personat që është marrë në pyetje nga prokuroria ishte edhe ish-kryeministri Antonis Samaras, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka paralajmëruar padi kundër kryeministrit aktual, Aleksis Cipras. Sipas agjencive të lajmeve, i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar Parlamentit të Greqisë, i cili duhet të vendos se a do të nis hetimet gjithëpërfshirëse kundër ish-ministrave dhe ish-kryeministrave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU