FAKTE INTERESANTE PËR JETËN E ESMERALDËS TË CILAT PAK NJERËZ I DIJNË

591
0
SHPËRNDAJE

Aktoren e njohur meksikane, Leticia Calderon e njohim për rolin e Esmeraldës, në serialin më të njëjtin titulll

Kjo telenovelë pat thyer rekordet e shikueshmërisë në shumë vende të botës, ajo u transmetua edhe tek ne.

Në ekran ne shihnim vajzën e verbër të pafajshme, por gjatë asaj kohe prapa saj fshihej diçka shumë e keqe, përcjell rtv21.tv

Gjatë asaj kohe ajo përdorte substanca narkotike. Këtë Calderon e kishte pranuar për herë të parë në një intervistë në vitin 2014.

Ajo kishte thënë se kur po xhironte serialin po vuante nga vartësia e kokainës. Vendimin për të hequr dorë nga droga e kishte marrë vetëm pasi për këtë shkak kishte vdekur miku i saj.

Një fakt tjetër për jetën e saj është se bukuroshja meksikane ka dy djem nga martesa e tij me avokatin Juan Colland. Njëri prej djemve Luciano 13 vjeçar është i diagnostifikuar me Sindromin Down. Aktorja i kishte kushtuar atij një libër biografik të titulluar “Luciano Engjulli i jetës sime”. Aty përshkruan të gjitha sfidat por edhe lumturinë që i sjell djali i saj./21Media

esme2 esme1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU