Edi Rama komenton zgjedhjet në Kosovë

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë.

Ka ndaluar te ata, siç i quan, fituesit e qartë, Lëvizjen Vetëvendosjen.

Rama shkruan se uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën me qeveri të qëndrueshme, dialog dhe zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, shkruan Rama.