Policia ia sekuestron veturën një 17-vjeçari nga Tetova

TË FUNDIT

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ka njoftuar se dje ia ka sekuestruar veturën një 17-vjeçari nga fshati Tenovë i Tetovës.

17-vjeçari kishte vozitur veturë “Renault 4” me targa të Gostivar, por pa regjistrim.

“Mbrëmë, 14 shkurt, rreth orës 22:25, në Tenovë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë sekuestruar përkohësisht veturën “Renault 4″ me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një person 17 vjeçar nga ky fshat, për arsye se vetura nuk kishte qenë e regjistruar më shumë se 6 muaj”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPB Tetovë.

Sqarojnë se rasti është duke u hetuar dhe kundër pronarit të veturës do të përgatitet parashtresë përkatëse./TV21