SEEDORF TRAJNER I DEPORTIVO LA CORUNAS

425
0
SHPËRNDAJE

Legjenda e futbollit holandez do të kthehet sërish në rolin e trajnerit

Ish-futbollisti i skuadrave si Real Madrid, Inter dhe Milan, holandezi Clarence Seedorf, do të emërohet trajner i ri i Deportivo La Corunas.

Ai do zërë vendin e të larguarit Cristobal Parralo, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Deportivo po lufton për mbijetesë në La Liga këtë stinor dhe Seedorf do të ketë për objektiv ta shpëtojë skuadrën Galiciane nga rënia në një ligë më poshtë.

Seedorf si trajner ka udhëhequr për gjashtë muaj Milanin në vitin 2014, para se të shkarkohej në fund të sezonit. Më pas ai ka drejtuar edhe ekipin kinez Shenzen, por edhe atje eksperienca e tij ka përfunduar shpejt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU