HORFORD I SJELL FITOREN BOSTONIT, LAKERS BEFASOJNË THUNDER

520
0
SHPËRNDAJE

Vazhdon ecuria e mirë e kryesuesve të Konferencës së Lindjes

Boston Celtics nuk e prishi serinë prej katër fitoreve radhazi, duke mposhtur me vetëm një pikë diferencë 97:96 Portland Trail Blazers.

Në TD Garden të Bostonit u zhvillua një ndeshje shumë e fortë, me skuadrën nga Oregoni që kishte avantazh prej 16 pikësh të arritur në fund të pjesës së parë.

Hero i Celtics ishte Al Horford që realizoi në sekondën e fundit dhe njëherësh ishte lojtari më i mirë, me 22 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.

Los Angeles Lakers thellon krizën e Oklahoma City Thunder. Paraqitja e shkëlqyer e Rusell Westbrook nuk i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga trajneri Billy Donovan, pasi në Chesapeake Energy Arene triumfuan Lakers me rezultatin 108:104.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Lakers ndërsa Oklahoma pavarësisht 36 pikëve, 9 asistimeve dhe 5 kërcimeve të Westbrook pësoi humbjen e katër rresht. Brook Lopez me 20 pikë ishte lojtari më i mirë te kalifornianët .

Eric Bladsose me 28 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime ishte lider i Milwaukee Bucks, që fitoi 109 – 94 në parketin e Brooklyn Nets edhe pse mbetën pa yllin e skuadrës Giannis Antetokounmpo.

Toronto Raptors nuk zhgënjeu në Air Canada Center ndaj Memphis Grizzlies, duke fituar 101:86.

Gjashtë basketbollistë të Raptor shënuan pikë dyshifrore, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e mirë të Marc Gasol, që shënoi 20 pikë për skuadrën nga Memphisi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU