TAKIM CIPRAS – KOXIAS, DISKUTOJNË RRJEDHËN E BISEDIMEVE PËR ÇËSHTJEN E EMRIT

421
0
SHPËRNDAJE

Ngjarjet e fundit në bisedimet për emrin ia ka prezantuar Nikos Koxias Aleksis Ciprasit, sipas mediave greke, në takimin e djeshëm në Pallatin presidencial. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, e ka njoftuar kryeministrin grek për rrjedhën e negociatave dhe takimet me Nimicin, ndërsa sipas burimeve të njëjta, lajmëron korrespondenti i MA-s nga Athina, Cipras dhe Koxias janë në komunikim të vazhdueshëm dhe të përhershëm për koordinim të hapave të ardhshëm të Qeverisë.

“Pritet në periudhën e ardhshme të caktohet data për takim të Nikos Koxiasit dhe Nikolla Dimitrovit, me siguri në Selanik, shkruan portali informativ “Njupost”.

Lidhur me takimin eventual të shefave të diplomacive të të dy vendeve, Nikos Koxias të martën, pas takimit me Nimicin tha se do të shihen kur Greqia do ta përgatisë projekt marrëveshjen që planifikon t’ia propozojë Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU