PRESIDENTI THAÇI BESON QË NË FUND TË DIALOGUT KOSOVA DO TË JETË PJESË E OKB-së

448
0
SHPËRNDAJE

Thaçi: Kosova do të veprojë në mënyrë unike

Në konferencën për media, presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai beson që në fund të dialogut në Bruksel, Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Eshtë jetike që në fund të këtij procesi, Kosova të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pa u penguar nga Rusia dhe pa u ndikuar nga Serbia”, tha Thaçi.

Presidenti tha se Kosova do ta ruajë përgjegjësinë e vet të sjelljes dhe veprimit sa i përket dialogut, shkruan rtv21.tv

“Kosova do të veproj në mënyrë unike. Besoj se të gjithë do të kemi një mendim të përbashkët”, tha Thaçi.

Ai tregoi se me presidentin Aleksandër Vuçiq ka biseduar në Davos për dialogun, dhe se janë dakorduar që një qëndrim përfundimtar për të mirë të dy vende është më se i nevojshëm./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU