ZAEV: QEVERIA NË DILEMË, QENDRA KLINIKE NË LOKACIONIN EKZISTUES APO NË LOKACION TË RI NË BARDOVC

558
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ekziston dilemë nëse Qendra e re klinike në Shkup do të ndërtohet në lokacionin ekzistues ose në ndonjë lokacion të ri i cili do të ishte në zonën e Bardovcit.

Duke folur në seancën për pyetjet e deputetëve, Zaev tha se në Qeveri janë ftuar Banka e Këshillit të Evropës prej ku janë siguruar mjete për financimin e projektit që ekziston dhe për të cilin është dakorduar marrëveshje midis Ministrisë së Shëndetësisë, përmes ish-ministrit Nikolla Todorov dhe zbatuesit, por nuk është zgjedhur mbikëqyrje dhe prandaj projekti është ndërprerë.

“Derisa nuk i kontrollojmë të gjitha detajet dhe nuk e sjellim vendimin përfundimtar, ne qëllimisht zgjedhim mbikëqyrjen. Sapo të zgjidhet mbikëqyrja projektit tashmë ka hyrë në procedurën për marrjen e të dhënave personale dhe me afat dikur në qershor-korrik të fillojë të zbatohet”, tha kryeministri.

Lidhur me kompaninë e angazhuar, sipas Zaevit, analizat kanë treguar se bëhet fjalë për procedurë ligjore për zgjedhjen e zbatuesit, ndërsa e udhëheq Banka e Këshillit të Evropës, e cila e ka kontrollin përfundimtar dhe dilemat rreth bonitetit.

Por, sipas kryeministrit të Maqedonisë dilema e përgjithshme e cila është e pranishme është nëse është e drejtë atje të ndërtohet Qendra Klinike.

“Bëhet fjalë për një pjesë të Qendrës Klinike, do të thotë një pjesë e madhe e klinikave mbeten, ndërsa një pjesë do të ketë modernizim të brendshëm, një pezullohet dhe sillen në objekt, por me ndërtimin e kësaj pjese të Qendrës Klinike, në përgjithësi, për 50 vitet e ardhshme organizohet puna e Qendrës Klinike. Një pjesë e dilemës është edhe zgjidhja për komunikacionin”, thotë kryeministri.

Qendra klinike tani i ka 330 vendparkime, ndërsa në organizimin e ri duhet të sigurojnë mbi 3.800, ndërsa janë paraparë dy garazhe të mëdha në kate, njëri në rrugën “Vodnjanska” dhe tjetri në pjesën e MPB-së, ndërsa bëhet fjalë për 2.200 automjete. Garazhi i dytë në kate mund të fillojë të ndërtohet pa dallim nëse atje do të ndërtohet Qendra Klinike ose nuk i është dhënë drejtim Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Qytetit të Shkupit.

“Nëse Qeveria vendos që të mos ndërtohet Qendra Klinike në vendin ekzistues duhet të paguaj penale prej rreth 5,5 milionë euro, për arsye se është nënshkruar marrëveshje”, theksoi kryeministri para deputetëve.

Propozimi për Qendër të re klinike në Bardovc në mënyrë të detajizuar është prezentuar para Qeverisë.

Vendimi që të ndërtohet në lokacionin ekzistues Maqedonisë do t’i kushtojë 85 milionë euro, kredia është siguruar nga Banka e Këshillit të Evropës dhe është në paketë së bashku me Spitalin e Shtipit dhe pajisjen për disa spitale të tjera të cilat duhet të sigurohen.

“Gjithsej i gjithë projekti është rreth 140 -150 milionë euro. Ndërtimi i Spitalit të Shtipit është në vijim, por prej këtyre mjeteve një pjesë janë edhe për pajisje, një pjesë për edukime të mëtutjeshme për përdorimin e pajisjeve të reja”, tha Zaev.

Nëse Qeveria vendos që të shkojë në lokacionin e ri, fillimisht duhet të zgjidhen marrëdhëniet pronësore-juridike për arsye se ka shumë tokë ndërtimore në lokacionin në Bardovc, që është nën Komunën e Karposhit dhe Qytetit të Shkupit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU